Showbiz

Ermali e quan ‘budallaçkë’, por Rezarta ka Herën që e mbron

Ermali e quan ‘budallaçkë’, por Rezarta ka Herën

Ermali di si ta ngacmojë Herën duke e prekur tek pika e saj e dobët, tek mami. “Mami budallaçka” thoshte ai mëngjesin e sotëm nga shtrati, ndërkohë që Rezarta filmonte, Hera luftonte me argumenta me të atin, përse nuk duhej ta quante Rezin ashtu. E gjithë biseda mes tyre është zhvilluar në anglisht, gjuhë të cilën Hera 5 vjeçe e flet rrjedhshëm.

Dhe njësoj siç të rriturit i premtojnë asaj dhurata dhe surpriza për t`u sjellë mirë, ashtu bëri edhe me të atin.

Gocat zakonisht janë të babit, por Hera qëndroi për një kohë të gjatë nga mamin që siç duket është e preferuara e saj.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije

Dokumenta bashkëngjitur