Showbiz

Ermali dhe Elvana duhet të ndalojnë së quajturi njëri-tjetrin motër e vëlla sa më shpejt

Ermali dhe Elvana duhet të ndalojnë së quajturi

Nuk kanë shumë kohë në dispozicion. Deri në dhjetor. Elvana dhe Ermali duhet të heqin dorë nga të quajturit njëri-tjetrin motër dhe vëlla për hir të filmit që xhiruan e që do ta shfaqin në festat e fundvitit “Dy gisht mjaltë”.

[caption id="attachment_271737" align="aligncenter" width="1140"](Postimi i Ermal Mamaqit në Instagram)[/caption]

E tha dhe vetë i zoti punës që bëhet fjalë për një komedi romantike duke zbuluar edhe subjektin. Një çift të sapomartuarish shkon në muaj mjalti dhe aty çdo gjë ecën ters, subjekt që na kujton disa filma amerikanë. Vetëm se të vështirë do ta kemi që t`i shikojmë si çift Elvanën dhe Ermalin, sidomos pasi ata e konsiderojnë njëri-tjetrin motër e vëlla, edhe në statuset e Instagramit.

[caption id="attachment_271738" align="aligncenter" width="1123"](Postimi i Ermal Mamaqit në Instagram)[/caption]

[caption id="attachment_271739" align="aligncenter" width="1119"](Postimi i Elvana Gjatës në Instagram)[/caption]

Aktorët nëpër botë, të këshilluar nga regjisorët dhe PR-ët sakrifikojnë duke u lidhur e duke u hequr si të dashur vetëm për më shumë popullaritet, që publiku të sugjestionohet më lehtë. Ne s`po themi që edhe këta të sillen si të tillë. Larg qoftë! Vetëm të përpiqen pak për të mos qenë vëlla e motër deri në dhjetor, sa të shfaqet filmi.

*Ky post është publikuar në Tiranapost.al dhe është realizuar nga Fabjola Hije.