Lifestyle Showbiz Te gjitha TIP top

Ermal Meta nuk falenderoi shqip në Sanremo dhe shpjegon arsyen


Pasi u përmend emri i tij si fituesi i Sanremo 68, shumë shqiptarë të mbërthyer pas ekranit kanë pritur të përsëritej historia e Elsa Lilës. Ajo në fund të interpretimit në të njëjtën skenë, në Sanremo tha “faleminderit”. Ermali nuk e bëri dhe në intervistën me lidhje telefonike të bërë në Wake up ai tha: “Unë jam shqiptar dhe kjo gjë nuk fshihet dot dhe as nuk kam dëshirë që ta fsheh, por nga ana tjetër çdo njeri përfaqëson veten e vet”.

Ndërkohë që tani që e gjitha mbaroi dhe pati fund të lumtur me fitore, Ermali sqaroi edhe pezullimin që iu bë këngës “Non mi avete fatto niente”.

“U trishtuam shumë, por e dinim se kishim të drejtë. Ne e kishim deklaruar që refreni ishte nga një këngë tjetër, e shkruar nga njëri prej nesh. Ndoshta disa gazetarë nuk e dinin ose nuk donin ta dinin. Thanë diçka të pasaktë. Kënga kishte refren të njëjtë, por ishte refreni ynë”.

Ta mendosh që për pak do të përjashtonin këngën që fitoi./Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]