• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 11 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Ermal Mamaqi këshillon burrat: Shkrepini foto të bukura grave, që të bëni ndonjë gjë në darkë


    Ermali dhe Ami ndodhen momentalisht në Itali dhe Ami pak më shumë se Ermali, po shijon ca ditë pushimesh. Fotografin e ka me vete. Ermali po bën ç’është e mundur për të kapur pamjet më të bukura dhe jo pa qëllim.

    Postimi i Ermalit

    “Të dashur miq që jeni të martuar… Nëse doni të shkurtoni sherret me gruan dhe të parandaloni divorcin ose krimin në familje, ju jap një këshillë të vyer.

    Bëni një Master,Kurs të Avancuar ose të paktën merrni disa mësime online për Fotograf ose si të bëni fotografi.

    Më besoni, mënyra dhe aftësia juaj për të bërë një foto të hajrit do të përcaktoj dhe mundësinë për të bërë ndonjë gjë në darkë.🤪 Këtë foto e kam bërë mbas 1 orë e çerek përgatitje dhe 2 orë Photoshooting të dedikuar. Rreth 3000 foto u shkrepën… por ja dola… Unë Ja Dola… 🙏 dmth ja dola që mos ha i super dru…🤣🤣🤣 @amardatoska të dua”, shkruan Ermali në postimin e një prej fotove më të mira që i ka shkrepur Amit dhe që ia arriti qëllimit për sot.

    *Ky post u realizua nga Fabjola Hije

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post