• Shqip
  • English
  • E martë, 15 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Të gjitha Tv/Media

    Erion Ylli, krahu i djathë i Tan Hoxhës dhe më vonë i familjes poston një mesazh: Vetëm Tani dinte të merrte vendime


    Sot në përvjetorin e Top Albania Radio, na bëri përshtypje një urim. Ndoshta se ishe i vetmi me foton e Dritan Hoxhës. Erion Ylli, besniku i Tanit në kohërat e tij, dhe më pas i familjes Hoxha. Nuk e dimë nëse është një politikë e Top Channel për të mos u bërë nostalgjik për atë që ka ikur apo jo, por Tanin e pamë vetëm në Instagramin e Erion Yllit. Një mesazh i sinqertë, i një njeriu që ka një jetë në Top Channel.

    Ka një paragraf ky Erion Ylli e thotë drejtpërdrejtë se Tani ishte i vetmi që dinte të marr vendime, ndoshta duke dhënë edhe një mesazh. Ja çfarë shkruan ai: “Forca e tij kishte në themel të saj ndershmërinë, pasionin e besimin. Ishte një LIDER I LINDUR . Nuhaste e zgjidhte të duhurit dhe atë që duhej, në kohën e duhur. Dinte të motivonte e të krijonte skuadër. Dinte kur të ishte kritik, autoritar, por njëherësh edhe njerëzor.”

    Erion Ylli me Vjollca Hoxhën
    Erion Ylli me Lori Hoxhën

    Më poshtë statusi i plotë i Yllit në Instagram

    20 vjet më parë Ditan Hoxha nuk mendonte si shumë njerëz, që të ikte nga Shqipëria. Ai kishte vendosur që e ardhmja e tij dhe familjes së tij të ishte këtu. Në jetë po vinte Top Albania Radio dhe vajza e tij e 3-të e pagëzuar me emrin Redia, nën muzën e krijesës së tij mediatike. Mes miqsh, shumica gazetarë të njohur të kohës, 20 vite shkuar, Tani diskutonte në “Bar West” idetë e tij. Kishte projektuar gjithçka.

    Top Albania Radio ishte gati dhe nga virtualiteti po shndërrohej në realitet. Nuk ishte thjeshtë një radio, ishte një vizion, një epokë e re që po lindte. Ishte një kohë kur gjithçka ishte si bardhë e zi e plot skepticizëm. Por kjo nuk e ndalte Tanin të besonte te ëndrra e tij plot ngjyra e pasion. Ishte si një cetrifugë, energjia e jashtëzakonshme e Tanit, që rrëmbeu brenda saj ata që ai i shihte si bashkërrugëtarët e kësaj ëndrre. Radioja e Tanit, duhet të ishte unike, duhet të ishte një model, më e mira dhe e pakonkurrueshme. Fati deshi të isha bashkëudhetar në këtë rrugëtim të mrekullueshëm dhe të papërsëritshëm, falë mundësisë që Tani krijoi për shumëkënd prej nesh.

    Tashmë ishim bërë pjesë e një revolucioni të pandalshëm. I besonim çdo hapi të tij, çdo vendimi, çdo nisme dhe projekti që ndërmerrte. Ai e vendoste dhe e bënte. Për Tanin nuk kishte “jo”, nuk kishte “nuk bëhet” apo “nuk mundemi”. Ai iu dha besim njerëzve dhe krijoi besim tek ata. Top Albania Radio ishte pikënisja e një kantieri të madh mediatik, të cilin Tani e ideoi dhe realizoi sipas mënyrës së tij. Ai ishte UNIK! Nuk u ndal, nuk u thye dhe nuk u tremb kurrë nga sfidat.

    Forca e tij kishte në themel të saj ndershmërinë, pasionin e besimin. Ishte një LIDER I LINDUR . Nuhaste e zgjidhte të duhurit dhe atë që duhej, në kohën e duhur. Dinte të motivonte e të krijonte skuadër. Dinte kur të ishte kritik, autoritar, por njëherësh edhe njerëzor. Me bashkëpunëtorët ndante çdo çast profesional, emocion e sukses personal njëlloj si në një familje të madhe. Ai krijoi një perandori mediatike, që vijon të ekzistojë falë themeleve të tij. Sa shumë krenari, kujtime e gëzime na ke dhuruar.
    Gëzuar 20 Vjetorin Top Albania Radio!
    FALEMINDERIT TANI!
    THE SHOW MUST GO ON! / Copyright Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]