• Shqip
  • English
  • E hënë, 17 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Erion Veliaj: Çdo ditë i them Kajanit të njëjtën fjali para se të dal nga shtëpia


    I ftuar tek “Vizioni i Pasdites” kryebashkiaku i Tiranës foli pak më tepër për Kajanin 7 muajsh. Moderatorja e pyeti se cili është urimi që i bën çdo ditë të birit para se të dalë nga shtëpia dhe lali Eri e tregoi.

    “Unë në fakt e lë çdo ditë në gjumë, por i shkoj e puth tek krevati dhe i them çdo ditë të njëjtën fjali: Kujdes mamin! Ia them me idenë që ti tani je burri i shtëpisë dhe duhet të kujdesesh”, tha Erioni i cili shtoi se sektorin e argëtimit me Kajanin e mbulon ai.

    “Dy janë vërejtjet që më bën Ajola. E para kur e çorientoj para gjumit dhe e dyta kur padashje hutohem pas ndonjë lajmi në tv dhe Kajan me merr direkt telefonin nga dora”, tha babi Eri.