• Shqip
  • English
  • E diel, 15 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Rajoni Të gjitha

    Erdogan nga Beogradi: Ne jemi të gatshëm të bëjmë çmos për të zgjidhur çështjen me Kosovën


    “Prandaj ne mbështesim vazhdimin e procesit të dialogut Beograd-Prishtinë dhe arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të bazuar në vullnetin e lirë dhe konsensusin nga të dyja palët. Ne jemi të gatshëm të bëjmë çmos për të zgjidhur çështjen. Një marrëveshje e arritur midis dy vendeve do të jetë e pranueshme edhe për ne”

    Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan ka mbërritur në Beograd për një vizitë dy-ditore. Ai përveç takimeve me autoritetet serbe do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e nisjes së punimeve në autostradën Beograd-Sarajevë. Erdogan filloi vizitën e tij duke vizituar ekspozitën “Serbia dhe Turqia në dokumentet e Arkivit Osman dhe Arkivit të Serbisë”.

    Pas bisedimeve me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, që zgjatën pak më shumë se një orë, ka filluar seanca e Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit midis Serbisë dhe Turqisë.

    Të dyja vendet do të nënshkruajnë një sërë marrëveshjesh dypalëshe. Në delegacionin e presidentit Erdogan janë edhe disa përfaqësues të bizneseve turke.

    Para mbërritjes së tij në Beograd, presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan, i tha gazetës Politika se arritja e një marrëveshje për çështjen e Kosovës, e cila kënaq të gjithë palët e interesuara, është jetike për të arritur stabilitetin dhe paqen afatgjatë në Ballkan.

    “Prandaj ne mbështesim vazhdimin e procesit të dialogut Beograd-Prishtinë dhe arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të bazuar në vullnetin e lirë dhe konsensusin nga të dyja palët. Ne jemi të gatshëm të bëjmë çmos për të zgjidhur çështjen. Një marrëveshje e arritur midis dy vendeve do të jetë e pranueshme edhe për ne”, ka thënë Erdogan. Erdogan, i cili thotë se marrëdhëniet Turqi-Serbi janë në nivelin më të lartë historik, vizitoi për herë të fundit Serbinë në tetor të vitit 2017. Referuar REL/ Tiranapost.al. 

    Presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post