Lajme nga Bota

Erdogan humb për herë të dytë në Stamboll dhe më në fund... e pranoi!

Erdogan humb për herë të dytë në Stamboll dhe më

Partia qeverisëse e Turqisë ka humbur kontrollin e Stambollit dhe riorganizimit të zgjedhjeve bashkiake të qytetit.

Kandidati i partisë kryesore opozitare, Ekrem Imamoglu, fitoi 54% të votave në pothuajse të gjitha fletët e votimit të numëruara.

Ai fitoi në mënyrë të papritur në zgjedhjet e marsit, të cila u anuluan pasi Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit, u ankua për parregullsi të votimeve.

Kundërshtari i tij, ish-kryeministri Binali Yildirim, e pranoi humbjen, ndërsa Presidenti Rexhep Tajip Erdogan përgëzoi fituesin.

"E përgëzoj Ekrem Imamoglu, i cili fitoi zgjedhjet në bazë të rezultateve paraprake", shkroi ai në Tëitter.

Por rezultati shihet si një pengesë e madhe për Erdogan, i cili më parë ka thënë se, "kushdo që fiton Stambollin, fiton Turqinë".

Në fjalimin e tij të fitores, Imamoglu tha se rezultati shënon një "fillim të ri" për të qytetin dhe vendin.

"Ne po hapim një faqe të re në Stamboll. Në këtë faqe të re, do të ketë drejtësi, barazi, dashuri. Zoti President jam i gatshëm të punojë në harmoni me ju”, tha ai./ Burimi BBC/ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/erdogan-levizi-gishtin-dhe-zgjedhjet-u-anuluan-perseritet-gara-per-stambollin/