• Shqip
  • English
  • E enjte, 18 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Bukuri Lifestyle Shëndet Stil Te gjitha

    Erdhi fundjava? Unë s’dua të dal më që këtu


    Nëse do e mendoja mirë dhe do kisha mundësi të zgjidhja, do të më kishte pëlqyer si stil i përhershëm jetese: në mbrëmje të futesha në atë dhomën e shtruar me mermer, të qëndroja e të shlodhesha mes avujve erëmirë ndërsa pija ndonjë çaj apo haja fruta dhe pastaj, kur të isha shlodhur tamam, të kaloja në ritualin e banjës turke në hamam: të më mbulonin me shkupën me erë ekualipti, të më bënin masazh teksa më fërkonin lëkurën me shparzë, pastaj të shpëlahesha me ujin herë më të nxehtë e herë më të ftohtë, në fund fare më të lanin flokët me ujë trëndafili dhe të më lyenin lëkurën e trupit me gjalpë bimor ushqyes… Ngjan si skenë telenovelash me harem dhe sulltanesha, dhe kjo është e vetmja pikë që ua kam zili jetën këtyre grave. Për gjithë të tjerat e ardhuroj këtë shekuj, adhuroj Evropën, ama kur vjen puna për disa lloj kënaqësish, nuk ka si Orienti. Sidomos për shpikjen e hammamit, edhe pse banjat romake kanë qenë të ngjashme, qenë turqit që përhapën nëpër botë ritualin më të kënaqshëm të pastrimit të trupit.

    E pamundur ta kesh këtë stil jetese në ditët e sotme të Tiranë. Por hera herës mund t’ja bësh vetes dhuratë një pasdite të tillë, një lloj kthimi pas në kohë, të relaksohesh e të shijosh një pasdite në stil oriental. Dhe nuk ke pse të udhëtosh, lezetin më të madh të banjove turke mund ta gjesh në mes të Tiranës, brenda Hotel Rogner-it, në Bamboo Spa Hammam. Eshtë i ndërtuar si hammamet më të mira që mund të keni parë në hotelet më luksoze jashtë Shqipërisë, me dhomën e madhe të mermertë të avullit dhe me pjesën ku bëhen banjat, plus dhomat e relaksit e stafin e mirëtrajnuar, për të të ofruar shërbimin apo pijet e freskëta.

    Sidomos në fundjavat me shi, është dhurata më e mirë që mund t’i bëjmë vetes apo njerëzve tanë. Unë preferoj që këtë kënaqësi ta ndaj me një nga mikeshat e mia: është ambienti më i mirë për t’u relaksuar, për të biseduar të dyja në qetësi, pa praninë e celularëve dhe të shkëputura nga bota jashtë, për t’u ndjerë mirë dhe për t’i bërë një shërbim të mirë lëkurës së trupit, duke hequr gjithë qelizat e vdekura, duke përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe duke e ushqyer me gjalpin trajtues.

    Sa herë që dalim nga Bamboo Spa Hammam kemi atë ndjesinë që kemi bërë diçka kaq të mirë për veten! E meritojmë, në Tiranën e njëqind streseve që të zënë frymën, së paku mund të gjesh dhe kënaqësi të tilla. Dhe herë pas here të të duket se jeton në një përrallë të bukur që vjen nga shekujt e shkuar.