Beauty talks me Estelën Lifestyle Showbiz Te gjitha TIP top

Video/ Erdhi Estela dhe rubrika më e re në Tiranapost


Estela Ujka vjen në Tirana Post me rubrikën e saj Estela Beauty Talk e cila do jetë një seri me episode 5 minutëshe ku Estela me personazhe të ftuar do ndajë sekrete bukurie. Nga sallonet me prestigjioze në vend makeup artist e hair stylist të mirënjohur personazhe që kurohen vete apo beauty bloggers që kanë truket e tyre Estela do t’i vizitojë të gjithë për të ndarë me ne gjithë sekretet e tyre. Nga teknikat e veçanta apo produktet që përdorin në secilin realizim duke përfshirë trende apo looks që kanë bërë histori, të gjitha këto do përfshihen në temat e serive të Estela Beauty Talk.
E ftuara e parë është Egerta Shehu makeup artist dhe hair stylist e G-Studio e cila ka krijuar 2 looks për episodin e parë. Ngjyra dhe petale për ditën e verës dhe një Estela ndryshe kësaj radhe me sy jeshile.

Paleta e përdorur Chanel
Lapsi jeshil Estee Lauder
Highlighting Charlotte Tilbury
Eyelashes Duart
Lentet Ottica Bruna

*Prodhim autentik i post.tirana në bashkëpunim me blogeren Estela Ujka & Aldi Karaj