• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Opinion Të gjitha

    Erdhi dita për të besuar!


    Nga Enver Robelli/ Të nderuara udhëheqje të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës!

    Sovrani sot ju dha një mandat të qartë për të qeverisur Kosovën. Kjo është fitore e përbashkët. Albin Kurti dhe Vjosa Osmani duhet të tregojnë përgjegjësi historike në menaxhimin e fitores. Pozat triumfaliste dhe përjashtuese ndaj njëri-tjetrit nuk duhet të kenë vend. Ai që del i dyti, të renditet pas të parit. Sepse asnjëri pa tjetrin nuk mund të krijoni qeveri të shpresave.

    Një ndër vendimet e para që duhet të merrni duhet të jetë ky: ndryshimi i ligjit zgjedhor, i cili do t’i mundësonte diasporës të votojë në përfaqësitë diplomatike. Nuk mund dhe nuk guxon një shtet dhe një shoqëri praktikisht të përjashtojë nga procesi demokratik mbi gjysmë milioni shtetas, të cilët në Kosovë kanë shtëpi e katandi, kanë historitë e tyre personale, familjare e kombëtare, kanë farefisin dhe varret e të parëve, vijnë për festa e për raste pikëllimi, blejnë prona e dërgojnë miliarda, e kur vjen puna pisk e rrokin edhe armën për atdhe. Diaspora nuk është as nacionaliste, as e prapambetur, është progresive dhe nuk mund të shantazhohet nga partitë klienteliste./Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]