Tech

Erdhi dita! Nga sot ulen tarifat e roaming në Ballkan (Ja çmimet për shqiptarët)

Erdhi dita! Nga sot ulen tarifat e roaming në Ballkan (Ja çmimet

Ishte paralajmëruar prej javësh, por sot është zyrtare! Nga 1 korriku, të gjithë shqiptarët që udhëtojnë në rajon mund të flasin në telefon ose të dërgojnë sms thuajse me të njëjtat tarifa sa shpenzojnë këtu.

Në një postim në Instagram, Majlinda Bregu na kujtoi ditën që kishim pritur, ndërsa shkruan se tarifat për shqiptarët ulen deri në 99%

“Erdh 'dita. Fol si n'shpi! Prej sot tarifat e roaming ulen për të gjithë në rajon dhe për shqiptarët deri në 99%. Puna shpërblehet! Ne i mbajmë premtimet! Sot çmimet e roaming janë ulur në mënyrë drastike për Ballkanin Perëndimor: Flisni më shumë, lundroni më shumë në internet - paguani më pak! Mesatarisht, çmimet për thirrjet dalëse janë ulur me - 65%, dhe për transferimin e të dhënave me -78%, të cilat në të vërtetë janë reduktime të konsiderueshme, por në disa raste uljet e tarifave shkojnë deri në 99%!”, shkruan Bregu.

https://www.instagram.com/p/BzXeLqzA20N/

Marrëveshja për uljen e tarifave roaming në rajon fillimisht u nënshkruam midis Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, ku më pas iu bashkua Shqipëria dhe Kosova. Sipas Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, kjo marrëveshje do të ndihmojë në nxitjen e tregtisë./ Tiranapost.al

Kjo është tabela me tarifat e reja: