Showbiz

Erdhën ditët kur shtëpia të mbushet me fije floku? Mos krijo panik se ka zgjidhje

Erdhën ditët kur shtëpia të mbushet me fije floku? Mos krijo

Është një humbje e përvitshme, sidomos pasi bën dush. Po pas këshillave që ka dhënë dermatologia Maddalena Montalbano, nuk do humbasësh asnjë fije floku.

A është normale të humbas kaq shumë flokë?

Qetësohu sepse zakonisht humbasim rreth 100 fije floku në ditë, kurse në vjeshtë pak më tepër. Kjo si pasojë e verës dhe ekspozimit të flokëve nga dielli.

Ha ushqim të shëndetshëm        

Për të forcuar rrënjën e flokëve të duhen ushqime të shëndetshme me vitamina, acid folik, hekur, magnez, zink, kalium dhe kalcium.

Përdor produktet e duhura

Zgjidh shampot e duhura në bazë të llojit të flokut.

Tako një dermatolog

Flokëve u bëhet një ekzaminim i hollësishëm dhe vlerësohet gjendja e përgjithshme e rrënjës. Është e nevojshme të kuptohet nëse rënia e flokëve është diçka e përkohshme për shkak të stinës apo pas saj fshihen shkaqe të tjera serioze.

Ndërhyrje për trajtim dhe rritje të përshpejtuar

Për të paduruarit që mezi presin të shtohen flokët ka edhe trajtime me injeksione duke përzierë substanca të ndryshme. Injeksionet bëhen çdo 15 ditë për të paktën dy muaj.

*Ky post u përshtat nga Cosmopolitan dhe është realizuar nga Fabjola Hije.