Showbiz

Era Istrefi, 5 milionë në 5 ditë

Projekti më i ri muzikor i Era Istrefi, “Redrum”, në bashkëpunim me Felix Snoë, publikuar ditën e premte po bën namin me klikime…aq sa duket se kanë dalë jashtë çdo parashikimi të Erës. Në 5 ditë ka marrë 5 milionë klikime, mesatarisht 1 milionë klikime në ditë. Era ka shprehur habinë dhe njëkohësisht krenarinë e saj, përmes një fotoje të publikuar në Instagram.

Kujtojmë se “Redrum” po korr suksese edhe në arenën ndërkombëtare. Për të ka shkruar edhe Idolator, një portal në pronësi të tabloideve hollivudiane Billboard e Reporter.

One milly a day ‼️ so cute ♥️ redrum

A post shared by Era Istrefi (@strefie) on

https://www.youtube.com/watch?v=_6x8tfpc0z0