Aktualitet

Era fshiu komentet. Po bluzën me "gjëra turpi" as mos shpresoni. I pëlqen dhe pikë

Seç paska dalë një modë andej nga Amerika. Vajza kanë filluar veshin bluza që kanë për dizenjo organe gjenitale mashkullore. Një Zot e di se çfarë kanë menduar ata që e kanë dizenjuar. Mbase për zhurmë, ose mbase për ndonjë histori si për shembull këto të thyerjes së tabuve.

[caption id="attachment_127746" align="aligncenter" width="1025"]                                                                    (Foto marrë nga Instagrami)[/caption]

Era Istrefi e veshi, duke u bërë e para vajzë shqiptare e njohur që e postoi një foto me këtë bluzë dhe ndjekësit iu kundërvunë.

Ç`nuk i thanë dje, por Era s`e vrau mendjen. Ajo e di vetë përse e ka veshur, plus që e ka pëlqyer. Nëse fansat kritikues menduan se do ta fshinte foton kur të lexonte komentet, atëherë gabuan. Era fshiu, por komentet e tyre dhe jo foton. Ç`bëri tjetër? I bllokoi fare ato. Tani do t`ju marrë malli t`i komentoni.

F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]