Showbiz Te gjitha TIP top

Epoka e re e kunjave. Hidh e prit në rrjete sociale


Kanë ikur ato vitet kur fqinjët ziheshin me njëra-tjetrën nga ballkonet. “Na moj ti, përse më the kështu e përse ashtu” e më pas i dëgjonte gjithë lagja. Jemi gati-gati në të njëjtën situatë po më të modernizuar. Tani s`ti merr vesh sherret e debatet vetëm lagja, por gjithë bota. Tani të gjithë zihen në Facebook e Instagram dhe në fund portalet raportojnë.

kelvi

Vetëm ditët e fundit kanë ndodhur sa të duash. Ermali dhe Kelvi ishte një konflikt që zgjati. Në filim e nisi Kelvi me një koment ku akuzonte në Instagram Ermalin për kopjim, pastaj e vazhdoi Ermali. Kur Blitz.al e kontaktoi se ç`mendonte për statusin e Kelvit ai pyeti, kush është ky? Këtu u rëndua situata dhe Kelvi nuk iu përgjigj privatisht. Ai shfrytëzoi hapësirën e tij televizive për t`iu përgjigjur Ermalit ku zbuloi se shumë nga pjesët e programit Ermali i kishte kopjuar nga emisione të huaja.

elhaida

Ka akoma. Rasti i dytë i një konflikti tërësisht virtual ishte ai i Elhaida Danit dhe Dalina Buzit. Elhaida u përgjigj se nuk e njihte Dalina Buzin kur u pyet në intervistën për “Një kat më lart” se ç`mendonte për shkrimin e Dalinës rreth arsyeve të mossuksesit të saj në Eurovizion. Kaq u desh që Dalina t`ia numëronte një më një të gjitha rastet kur kishin pasur kontakte të dyja. Madje Dalina e bëri si një film historinë. Ajo postonte në Instagram gjatë gjithë ditës bisedën që bënte me të ëmën rreth kësaj teme. Tëk e tëk e tëk, të gjitha në Instagram.

ema andrea

 

Rasti i fundit, deri në këto momente, në një kohë kaq të shkurtër është ai i Ema Andreas dhe IN Tv. Ema bëri një status ku dha opinionin e saj në lidhje me telenovelën greke “Brusko” që ka nisur të transmetohet në këtë televizion. Në statusin e saj shfaqte dy problematika. Së pari përse ende telenovela dhe së dyti në gjuhën greke. Siti zyrtar i IN Tv i ktheu përgjigje. Ata i kujtuan se nuk ishte hera e parë që ajo kundërshtonte transmetimin e telenovelave, pasi një tjetër status e kishte bërë edhe në lidhje me ato turket. Gjithsesi nuk lanë pa i përmendur se si aktore që është ndoshta po t`i jepej një rol telenovele në Shqipëri s`do thoshte jo.

Askush nuk u përpoq të ngrinte telefonin e të sqarohej privatisht me tjetrin, por hidh e prit nëpër rrjet. Ç`je ti e ç`jam unë, shikoni dhe ju të tjerët. Kjo është epoka e re. Kemi ç`kemi i themi në shesh të burrave.

F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *