Aktualitet

Epoka Basha? Anëtarja e kryesisë: O injorancë në piedestal....!

Me një postim në Facebook Endira Bushati ka reaguar ashpër ndaj Lulzim Bashës dhe të ashtuquajturës partisë së tij, sipas saj. Ajo e quan Bashën injorant dhe shkruan se emri “epokë” dhe emri Basha stonojnë nëse i ve afër njëri-tjetrit, duke hedhur poshtë teorinë “Epoka e Bashës”.

Më poshtë postimi i Endira Bushatit:  

Lexoj që: paska mbaruar “Epoka Berisha” dhe paska nisur “Epoka Basha”......dhe Basha po bëka partinë e tij...

O injorancë në piedestal....!

Së pari, emri “epokë” dhe emri “Basha” stonojnë po t’i vësh afër njëri-tjetrit....

Së dyti, që “Epoka Berisha” ka mbaruar, ta thotë e ta përsërit çdo ditë vetë Berisha!

Por, meqë LB “po bëka partinë e tij”, ia vlen të shtrosh një pyetje retorike:

Partinë Demokratike, ia la nana apo baba, Lulzim Bashës...???

Apo u zgjodh me votat e demokratëve të “Epokës Berisha” në 2013?

Dhe ne e dimë, që demokratët e “Epokës Berisha” e votuan masivisht, edhe për faktin se Basha konsiderohej “i preferuari” i Berishës...

Plus:

Kush qenkan “këta” Gjyqtarë Supremë, që i bëkan gjyqin e historisë, Sali Berishës, qeverisjes dhe ministrave të tij?

Kush merrka përsipër “të gjuajë gurin e parë”?

Jemi shumë “të vegjël” ne, të gjallët për të shkruar historinë....

Kjo s’do të thotë se s’i njohim gabime Sali Berishës...

P.sh., një gabim i gjithëpranuar është, kur, në 2008, “i shantazhuar” nga numrat në Parlament, Sali Berisha u detyrua të heqë mjekun e nderuar Maks Cikuli si Ministër i Shëndetësisë dhe ta zëvendësojë me dikë tjetër....jashtë sektorit (le ta themi butë...)

Dhe shëndetësia dihet si shkoi....

Dhe për ta mbyllur:

Po pse, Lulzim Basha, 6 vjet ministër (e sipas zhargonit në “ministri me lekë”) e 4 vjet kryetar bashkie (e përsa leje ndërtimi u akuzua),

do të bëka seleksionimin e ministrave dhe zyrtarëve të Berishës, në të korruptuar e jo të korruptuar....?

Uuu....harrova...e ndihmon dhe Rama.... /Tiranapost.al

[caption id="attachment_215883" align="aligncenter" width="526"]Screenshot nga postimi i Endira Bushatit[/caption]