• Shqip
  • English
  • E hënë, 18 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Art & Kulturë Libra Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Enkel Demi (pra Tom Kuka): Nuk do të marr pjesë në asnjë garë për çmim letrar


    Krahas  autorëve të shumtë,  që nuk kanë munguar thuajse në asnjë edicion të panairit të librit, ndër librat që të rrëmbejne vëmendjen është edhe ‘Gurët e vetmisë’  i Enkel Demit. Por këtë herë ai nuk tëheq vëmendjen as me librin dhe as me arsyen pse zgjodhi të shfaqej si Tom Kuka, por me këtë status ku sqaron se vendos të qëndrojë mënjanë garës për çmim letrar në Panairin e Librit.

    ‘Letërsia nuk është konjukturë.

    Kjo është e vetmja arsye që Tom Kuka nuk do të marrë pjesë në asnjë garë për një çmim letrar. Qëllimi i të shkruarit dhe lavdia e çmimit janë drejtëza të kithëta, por kjo nuk pengon vlerësimin pa masë për të gjithë ata që i dëshirojnë këto çmime dhe të tërë ata që i vlerësojnë.

    Foto nga Facebook

    Tom Kuka me dëshirën e tij të lirë, pa kurrfarë kryeneçësie dhe krenarie qëndron mënjanë, nuk është pjesë e asnjë konkursi për çmime letrare në Panairin e Librit dhe as në vlerësime të tjera vendore apo kombëtare. Mjaftohet me atë që thonë kritikët, recensat dhe mbi të gjitha lexuesit’, shkruan Demi.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post