• Shqip
  • English
  • E hënë, 14 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • It's butter baby Kontribues Të gjitha

    Restoranti që do doja të hapja është vetëm njëri


    Nga Anjeza Maja/Po të mundja, do hapja një restorant në Amerike. Do doja shumë që disa prej kuzhinierëve që gatuajnë këtu t’u futesha në kuzhinë e t’u hapja disa faqe shqiptare, ku ka me qindra receta me pjata fine, fantazi dhe shije. “Mësoni edhe ju nga ne”, – do t’u thoja plot mburrje.

    Sikur të kisha më shumë të ardhura, do të hapja një restorant e t’iu tregoja se sa bukur të vjen sallata tek ne, me vaj ulliri të vendit, kombinuar me fruta të freskëta e të thata, djathi i bardhë apo thjesht një pjatë makarona e bërë me domate të freskëta e borzilok dhe jo me salcë… pa përfshirë këtu disa feta byrek me lakra të egra, me gjizë, spinaq, domate dhe qepë, me mish, pule fshati, me pilaf apo një turli perimesh në furrë me mish viçi, që duken si gatime shtëpie, por që në restorantet tona të vijnë si pjata që meritojnë çmim Michelin (megjithëse unë nuk kam asnjë kundërshtim edhe për gatimin e shtëpisë).

    Kur një shije është e mirë, është e mirë për të gjithë njësoj, se mund të mendoni që kanë shijen tyre amerikanët, ndoshta je ti gabim. Por edhe ne pëlqejme burgerat amerikanë, hot dog, pancake, mishrat në zgarë etj., etj., ndaj jam e sigurt që edhe ata do e “Love it”.

    Më bën përshtypje racioni i madh që të vendoset në pjatë, një traditë që në vendin tonë pothuaj është zhdukur. Iam e sigurt që as këtyre nuk do t’iu bëjë mirë nëse e hanë gjithë atë pjatë se kanë edhe kaloritë në menu, jo për gjë.

    Kur ulesh për të pirë një gotë verë tek ne, ta shërbejnë me karota të marinuara apo kastraveca të prerë bukur, disa bajame, stika etj. Këtu, edhe në restorantin më të mirë ta sjellin me patatina, për të mos thënë që disa e servirin edhe me gota uji. Mund të jenë sportivë dhe spontanë amerikanët, por jo mbrëmjen e të shtunës, kur janë të veshur klas me taka dhe me Chanel në krah.

    Më bën shumë përshtypje për faktin se në markete ka një shumëllojshmëri dhe një servirje apo paketim që as në ëndërr nuk e kam parë. E përse nuk i përdorin nëpër restorantë këto produkte të prera bukur, me ngjyra? Ne nuk kemi as sa çereku i juaj dhe çfarë nuk gatuajmë!

    Këtu sheh qindra lloje djathrash, mishrash, shtatë llojë domatesh, avokado dhe me një dollar kokrra, mund marrësh fruta, që ende nuk i kam parë në një antipastë apo të servirura në fund, siç i bëjnë në Shqipëri, ku shpesh të vjen pa pagesë nga lokali në formë mirënjohje, madje as nuk të nguc njeri të çohesh, se të mbaroi orari i ngrënies…

    Do doja shumë, që me anë të këtij shkrimi të falenderoja kuzhinierët shqiptarë, djemtë e vajzat e reja që gatuajnë për qindra restorante. Vazhdoni kështu, jeni më të mirët. Na keni mësuar të hamë siç duhet e të provojmë gjëra të mira, sa edhe Amerika do të na i kishte zili/Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690