Aktualitet

Endrit Dokle i lirë! PD- ministres Gjonaj: Nuk guxoni as t'u përmendni emrat. Ja kush do jetë i liruari tjetër

Endrit Dokle i lirë! PD- ministres Gjonaj: Nuk guxoni as t'u

Në konferencë për shtyp, Bardhi shtroi pyetjen:Edi Rama dhe Etida Gjonaj duhet t’u shpjegojnë shqiptarëve pse nuk reaguan menjëherë, pasi bosi i krimit Lulzim Berisha u lirua me garanci të Vangjush Dakos? Ai tha gjithashtu se Rama dhe Gjonaj janë në dijeni për përgatitjen për lirimin e një tjetër bosi të organizuar, me emrin Arben Grori.

Grori është i dënuar për vrasjen e Naim Zyberit në Itali. Zyberi u ekzekutua më 6 gusht të vitit 1997 nga tre persona, dy prej të cilëve Arben Grori dhe Gerd Gjenerali, i cili është liruar nga burgu në mes të korrikut, ndërsa tashmë kërkon ndryshim vendimi me qëllim lirinë edhe i akuzuari tjetër.

Pse nuk e informojnë opinionin publik se janë në dijeni të plotë që po përgatitet edhe lirimi i bosit të krimit të organizuar Arben Grori? Thotë Gazmend Bardhi.

Pjesë nga deklarata e Bardhit: 

Deklarata e sotme e Ministres së Drejtësisë, është një akt i përsëritur, ku reagimi nuk vjen para se të merret vendimi, edhe pse ajo është në dijeni për të paraprakisht, por gjithmonë një javë pas lirimit.

Ministrja Etilda Gjonaj dhe shefi i saj Edi Rama nuk guxojnë as t’u përmendin emrat bosëve të krimit të organizuar, të liruar me dijeninë e tyre.

Edi Rama dhe Etida Gjonaj duhet t’u shpjegojnë shqiptarëve pse nuk reaguan menjëherë, pasi bosi i krimit Lulzim Berisha u lirua me garanci të Vangjush Dakos? Pse nuk e informojnë opinionin publik se janë në dijeni të plotë që po përgatitet edhe lirimi i bosit të krimit të organizuar Arben Grori?

Teatri me deklarata të pavlera, pasi kriminelët ndihmohen të dalin nga burgu, duhet të marrë fund! Krimi i organizuar duhet të goditet me tolerancë zero! Por kjo as ka ndodhur dhe as nuk do të ndodhë, sa kohë vendi drejtohet nga regjimi i kriminalizuar i Edi Ramës. E vetmja garanci që Shqipëria të çlirohet nga krimi i organizuar dhe bosët e tij të burgosen, është largimi i Edi Ramës! / Tiranapost.al. 

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/161100408510705/