Aktualitet

Emri im s'është Mia, por Teo! Debati mes motrës së Rovena Gashit dhe përfaqësuesit të OMN-së

Emri im s'është Mia, por Teo! Debati mes motrës së

Në seancën në Kolegjin e Apelimit ku ndodhet ish prokurorja e njohur si krahu u djathtë i ish kryeprokurorit Adriatik Llalla e cila ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke kërkuar që të kthehet në detyrë ndodhi një përplasje. Rovena Gashi ka kërkuar që ti asistohet mbrojtja nga motra e saj avokate Ema Gashi e cila debatoi me përfaqësuesin e OMN.

Teo Jacobs zëvendësoi kolegen e tij Mia Rozing pasi është thënë se është sëmurë. Kjo gjë u bë objekt debati mes avokates Ema dhe përfaqësuesit të OMB. Më poshtë keni bisedën.

Rovena Gashi: Do të asistohem në proces nga Ema Gashi

Albana Shtylla: Është edhe e afërmja juaj?

Rovena Gashi: Po, është motra ime, gjyqtare në Durrës

Ema Gashi: Jam gjyqtare në Durrës. Dhe vajza e babait tonë që i keni bërë vetting prej një dekade pa qenë fare subjekt i ligjit. Me email na është thënë se përfaqësues do të jetë nga OMN-ja Mia Rozing. Po ashtu për arsye shëndetësore na është thënë se nuk është dot e pranishme sot për arsye shëndetësore. Në mënyrë të papritur këtu shohim së është Teo Jacobs. Ka ndonjë akt për zëvendësimin e përfaqësuesit të OMN-së në këtë proces? Në çfarë cilësie e zoti Teo Jacobs është këtu?

Teo Jacobs: Emri im nuk është mia por Teo dhe këtu përfaqësoj OMN-në. Kolegia ime është e sëmurë në shtëpi dhe roli im është që të monitoroj dhe të ndjek këtë seancë.

Ema Gashi: E kuptuan që nuk paska një vendim të ONM-së për zëvendësimin e Mias me Teo Jacobs

Kreu i trupës, Albana Shtylla: Do të doja të limitoheni në vijimin e diskutimit pas vendimmarrjes dhe kërkesës paraprake që paraqiti vëzhguesi.

Ema Gashi: Kur ka një përfaqësues tjetër me vendim dhe nuk ka një vendim zëvendësimi me Jacobs në kërkojmë të shpreheni nëse do të më legjitimoni mua si ndihmëse.

Rovena Gashi: Jam dakord me kërkesat e bëra nga motra.

Ora 11:12- Vendoset shtyrja e Seancës për Rovena Gashin. Seanca do mbahet më 23 prill. Trupa gjykuese e KPA nuk pranoi kërkesën e Gashit për ndihmesën ligjore. / Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/rovena-gashi-ne-kolegjin-e-apelimit-kerkon-te-mbrohet-nga-motra-e-saj/