Aktualitet

Emrat/ Tre inspektorë përfundojnë në pranga, lejuan të ndërtohet pa leje në Berat

Emrat/ Tre inspektorë përfundojnë në pranga, lejuan të

Ndërtimet pa leje dhe ndëshimet është çështja kryesore e këtyre të ditëve pas tërmeti tfatal të 26 nëntorit me 51 viktima dhe të lënduar, të cilët mbetën në rrënojat e pallateve dhe shtëpive të shembura.  Së fundmi mësohet se tre inspektorë të IMT-së së Beratit po ndiqen penalisht, pasi akuzohen se kanë lejuar ndërtime pa leje.

Ndonëse qeveria ka njoftuar se do të ndërkohen edhe inxhinierët, pronaret e pallateve dhe arkitektët të cilët kanë ngritur pallate apo shtëpi jashtë standardeve të kërkuara.

Në rastin e Beratit, bëhet fjalë për inspektorët Lulzim Sina, Emiljano Veliaj dhe Dashnor Hoxha.

Njoftimi i policisë:

Operacioni pas një hetimi 6-mujor, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Berat, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.

Vihen në pranga 3 shtetas për veprën penale "Shpërdorim i detyrës".

Në vijim të zbatimit të planit të masave për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e krimit ekonomik dhe në kuadër të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Shpërdorim i detyrës", është finalizuar me sukses operacioni "Stop".

Si rezultat, u bë ekzekutimi i Vendimit Penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, e cila më datë 04.12.2019 ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg” për shtetasit:

- L.S., 50 vjeç, banues në Dyshnik, Berat;

- E.V., 29 vjeç, banues në Berat;

- D.H., 45 vjeç, banues në Berat, të tre me detyrë inspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë Berat.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 3 Inspektorët, në kundërshtim me ligjin, kanë favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm për të kryer ndërtime pa leje në territorin e Bashkisë Berat./ Tiranapost.al.