• Shqip
  • English
  • E shtunë, 19 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    EMRAT/ Dalin emrat dhe fotot e protestuesve me rekorde kriminale që dogjën pikën e kalimin në Morinë


    Tarifa e Rrugës së Kombit solli një ngjarje anormale ku një grup shtetasish kanë shkatërruar dhe djegur gjithçka. Sot ata janë ndaluar nga policia ndërsa opozita ju ka dalë në krah, duke këkuar lirimin e tyre.

    Por, nga ana tjetër Protesta e dhunshme e së shtunës në pikën e kalimit kufitar të Morinës ka nxjerrë edhe njëherë në pah një fakt të trishtë, përfshirjen e individëve me precedentë penalë në tubime të tilla. Këta individe sot mbrohen nga opozita dhe kjo është akoma më e rëndë.

    Ne po ju sjellim disa prej këtyre rasteve që kemi mundur të sigurojmë, ku shtetasit që kanë qenë me precedentë të mëparshëm:

    Sali Lusha – Arrestuar si i dyshuar për veprat penale “Kryengritje e armatosur” dhe “Për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe kundërshtim të punonjësit të rendit publik”

    Afrim Cenaj – I proceduar për “Kundërshtim me dhunë ndaj punonjësit të rendit publik”

    Arjan Beluli – I dyshuar për veprën penale të “Vjedhjes”

    Astrit Petku – I dyshuar për veprën penale të “Vjedhjes”

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]