Aktualitet

Emocionet që solli Tiani i Tunës përmbledhur në 1 minutë

Tian është fëmija më i njohur i momentit. Të dy prindërit e tij, Tuna dhe Patris, nuk i kanë kursyer për asnjë moment buzëqeshjet dhe shëtitjet e para me djalin. Që në momentin e lindjes, Patrisi ndau foton e familjes me tre vetë. Pak minuta më parë nëna e re ka përmbledhur në 1 minutë castet më të lumtura me të voglin e tyre.

Ka nisur me festën “Baby Shower” për të vazhduar me ato fotot fantastike kur familjarët e shikonin pas xhamit bebin, e për të përfunduar me largimin nga spitali dhe përshëndetjen mirënjohëse me stafin.

Tian lindi dy javë përpara ditëlindjes së të atit dhe nuk mund të kishte dhuratë më të bukur për të.