LifestyleShowbizTe gjithaTIP top

Emina i betohet fëmijës së palindur dhe i ka idetë e qarta


Edhe fëmijën e dytë do ta rrisë si vajzën e madhe, Ella Farian. Dhe nuk e kishte fjalën për kushtet e gjithë përkujdesjen, por për traditat shqiptare. Ndaj edhe mes seteve të shumta fotografike që bëri gjatë shtatzënisë, nuk harroi të vishej edhe me një kostum popullor. Pikërisht në këtë foto ia bëri edhe betimin fëmijës se do ta mësojë me kulturën shqiptare dhe do t`i tregojë çdo ditë se sa shumë e do Shqipërinë.


(Emina, foto nga Instagrami)

“I vogli im të premtoj se do të mësoj të njëjtat vlera që më mësoi mua mamaja ime. Të premtoj se do të ta kujtoj gjithmonë se nga vij e sa krenare jam. Kultura e vendit tim është më e mira dhe do kujdesem të të mësoj ty dhe Ella Farian me bukuritë e këto të mira të vendit tim”, shkruan Emina në ditët ose orët e fundit të pritjes së ëmbël./F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

White Gallery

Rr. Ibrahim Rugova, perball Sky Tower ish zona e bllokut Tirane