• Shqip
  • English
  • E premte, 24 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Kryesore Të gjitha

    Emigranti shqiptar përlot Bill Klinton


    Bill Klinton është prekur deri në përlotje në një restorant të New-York-ut, pasi një emigrant u ul në gjunjët e tij dhe e falenderoi ish-presidentin duke i thënë se i kishte shpëtuar jetën.

    Ish-Presidenti me bashkëshorten Hillary Klinton po darkonin të premten në mbrëmjë. Teksa po konsumonin darkën një emigrant shqiptar iu afrua tavolinës ra në gjunjë dhe duke iu drejtuar Bill Klintonit tha: “Zotëri dua t’iu falenderoj. Nëse nuk do të ishit ju, unë nuk do të isha gjallë sot.”

    Kamarieri i tregoi Billit dhe Hillary-t një historinë e tij. Ai ishte një shqiptar i Kosovës dhe gjatë luftës nuk kishte se ku të shkonte. Ai i tregoi ish-presidentit makabritetet që kaloi familja e tij, teksa i ati dhe anëtarët e tjerë të familjes torturoheshin dhe ishin të detyruar të jetonin nëpër male.

    Kamarieri 32-vjeçar i cili ka shkuar në SHBA në vitin 1999, i tha Klintonëve se ndërhyrja e NATO-s solli paqen dhe padyshim i shpëtoi atij jetën që me shumë gjasa nuk do e kishte nëse vazhdonte lufta.

    Ish-presidenti Klinton u emocionua dhe i kapi dorën kamarierit duke derdhur dhe disa lot. Emigranti, gjithashtu i shprehu frikën e tij se gjendja aktuale e emigrimit mund të rrezikojë qëndrimin e tij në SHBA dhe për këtë shkak nuk donte të publikohej fotoja e tij apo emri. Pjesa më e madhe e stafit të restorantit janë shqiptarë dhe Klintonët kanë shpenzuar pak kohë për t’i përshëndetur dhe për të shtrënguar duart e punonjësve atje.