Ekonomia

Emigrantët 'fundosin' euron!

Esencë Editori/ Revista ekonomike Moniton publikon analizën, teksa tregon se kjo rënie e euros ishte e pritshme, për shkak se jemi në periudhën kur emigrantët dynden drejt Shqipërisë për të kaluar festat me familjarët. Tradicionalisht të ardhurit nga jashtë sjellin më shumë valutë në vend, duke rritur ofertën për euro dhe gjithnjë javën e fundit të dhjetorit monedha e përbashkët fiton pikë.
Emigrantët 'fundosin' euron!

Jemi në javën e fundit të këtij viti dhe euro ka shënuar një rënie me 0.19 lekë nga e premtja e kaluar, pasi sot ishte kursi me 122.76 lekë, sipas kursit zyrtar nga Banka e Shqipërisë. Me kursin e këmbimit të sotëm, vendoset një rekord i ri që nga muaji gusht i vitit 2008, kur mesatarisht këmbehej me 121.44 lekë.

Kursi Euro 1

Revista ekonomike Moniton publikon analizën, teksa tregon se kjo rënie e euros ishte e pritshme, për shkak se jemi në periudhën kur emigrantët dynden drejt Shqipërisë për të kaluar festat me familjarët. Tradicionalisht të ardhurit nga jashtë sjellin më shumë valutë në vend, duke rritur ofertën për euro dhe gjithnjë javën e fundit të dhjetorit monedha e përbashkët fiton pikë.

Kursi Nga 2012

Në kahun tjetër, ekspertët e tregut valutor pohojnë se qarkullimi i monedhës vendase mbetet i dobët, për shkak dhe të konsumit të frenuar, duke kufizuar ofertën në lekë, çka po ndikon në forcimin e saj. Edhe të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se oferta e parasë këtë vit ka ardhur në rënie.

Mungesa e qarkullimit të lekut dhe oferta e shtuar në valutë kanë bërë që këtë vit, efektet sezonale të fillojnë të ndihen më shpejt. Gjatë gjithë dhjetorit, euro vetëm ka shënuar rënie, duke humbur 1.5 lekë vetëm gjatë 24 ditëve të para të muajit.

Ekspertët e tregut valutor presin që në fillim të vitit të ardhshëm euro të stabilizohet disi, megjithëse zhvillimet e dy tre viteve të fundit kanë rezultuar të paparashikueshme, teksa rënia e fortë e euros nuk shpjegohet zyrtarisht me përmirësim të dukshëm të bilancit të llogarisë korente (hyrje-daljeve të valutës në vend). Në tremujorin e parë dhe të tretë, madje ky bilanc u përkeqësua, çka teorikisht duhet të kishte ndikuar në forcimin e euros, por në fakt nddhi e kundërta.

Banka e Shqipërisë nisi një seri ndërhyrjesh në qershor, kur euro ra me shpehtësi nga rreth 134 lekë në fillim të vitit në 124.17 lekë në 5 qershor, ku bleu më shumë se 100 milionë euro, por nga muaji shtator ajo sinjalizoi tregjet për tërheqje, çka bëri që monedha e përbashkët të hynte sërish në një trajektore të pandalshme rënëse. Artikulli i referuar nga Monitor/ Tiranapost.al.