Aktualitet

Emërohet drejtori i ri i Policisë së Korçës

Pas emërimit të Ardi Veliut si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka pasur edhe lëvizje të tjera në organikën drejtuese të Policisë.

Pas ndryshimet të drejtorave në Shkodët dhe Lezhë, në qytetin e Gjirokastrës është shkarkuar drejtori i cili e kishte këtë post që prej muajit Prill të vitit të kaluar, Lorenca Paganika dhe është e emëruar drejtor në Policinë e Korçës.

Ndërkohë, rolin e drejtuesit të organit të rendit në Gjirokastër e ka marrë përkohësisht zv. Drejtori deri në shpalljen e zëvendësuesit të Paganikës. K.H/ tiranapost.al