Aktualitet

Emergjencë shëndetësore në Washington. Edhe atje po përhapet frikshëm fruthi 

Emergjencë shëndetësore në Washington. Edhe atje po

Jemi në sezonin e viruseve, ku më i rrezikshmi që qarkullon është virusi i fruthit, ku në Shqipëri deri tani raportohen më shumë se 30 raste pozitive, më të prekur fëmijët dy vjeç. Ndaj situatës me fruthin rezulton se edhe në Washignton numri është në rritje, dhe për këtë guvernatori  i shtetit deklaroi emergjencën shëndetësore publike.

VOX shkruan se fruthi është një nga sëmundjet më infektive që prekin njeriun e ndërkohë që ditën e shtunë, u raportuan 31 raste pozitive në Clark County të Washingtonit, që kufizohet me Portland të Oregonit. Shumica e rasteve kanë të bëjnë me fëmijë nga 1 deri në 10 vjeç, të cilët rezultuan të pavaksinuar, që siç e tregoi edhe raporti i OBSH së fundmi, njerëzit nuk shkojnë të vaksinojnë fëmijët, por edhe veten në rast se nuk e kanë bërë, me rastet në Shqipëri, ku vaksinat e bëra në mesin e atyre që kanë lindur në vitet 80-90 nuk kanë qenë të duhura dhe për këtë duhet të shkojnë sërish në qendra shëndetësore të bëjnë vaksinën.  Sa i përket Washingtonit, ka pasur edhe një rast me një rritur të prekur nga fruthi në Seattle.

Përmes një deklaratë, guvernator i  Washingtonit thotë: Virusi i fruthit është një sëmundje ngjitëse dhe mund të rezultojë fatalë për fëmijët e vegjël. Fakti që po përhapet në Washington, që kur u identifikuar rasti i parë me 13 janar, do të thotë se ka rrezik ekstrem që të prekën edhe të tjerë.

Arsyeja e emergjencës është kjo: Fruthi është jashtëzakonisht ngjitës, një person me fruth, qoftë të mbartur dhe pa dalë akoma shenjat, mund të kolliten e të dalin nga dhoma. Por ajri është ai që mbart virusin dhe nëse futesh në atë dhomë, ka shumë gjasa që të prekesh.  Duhet të dimë se asnjë virus tjetër nuk ngjit në këtë lloj mënyre si virusi i fruthit.

Sa i përket Europës, rastet më të mëdha raportohen në Rumani, me shumë fëmijë të prekur nga virusi këtë vit, të cilët kanë nevojë urgjentë të vaksinohen e të trajtohen të izoluar nga ata që nuk janë prekur.

Kujdes! Vaksiono fëmijën dhe veten nëse ke lindur në vitet 80-90! / Artikulli nga VOX/ Për Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/raporti-obsh-teper-shqetesues-njerezit-hezitojne-te-vaksinohen-e-dini-sa-vdekje-parandalohen-nga-ne-vit/

http://www.tiranapost.al/fruthi-ne-situate-alarmanet-mjeke-vjollca-prinderit-nuk-sjellin-femijet/