Aktualitet Te gjitha

Email-i ku të dërgoni CV-të nëse doni të shkoni mjekë në rrethe. Ju kujtojmë se bonusi shkon deri në 2.5 milionë lekë


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton të mjekët e disa specialiteteve të ndryshme që të punojnë në spitalet rajonale apo bashkiake, për të ofruar shërbim mjekësor për një periudhë nga 6 muaj deri në 1 vit, me të drejtë rinovimi, me kushte dhe aktivitet të përcaktuar.

Lajmin e ka bërë publik vetë ministrja e Shëndëtësisë Ogerta Manastirliu e cila nëpërmjet një njoftimi në Facebook i fton mjekët të paraqesin kërkesën e tyre në adresën e-mail: [email protected]  duke vendosur si afat kohor datën 01 shkurt 2018.

Njoftimi i ministres Ogerta Manastirliu: 

📌Njoftim publik për shprehje interesi

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton mjekët specialistë të specialiteteve:
▫️kirurgji
▫️anestezi reanimacion
▫️kardiologji
▫️obstetrikë-gjenekologji
▫️neurologji
▫️pediatri,
▫️imazheri
▫️mjekësi interne
▫️ortopedi-traumatologji

të cilët janë të gatshëm të punojnë në spitalet rajonale apo bashkiake, për të ofruar shërbim mjekësor për një periudhë nga 6 muaj deri në 1 vit, me të drejtë rinovimi, me kushte dhe aktivitet të përcaktuar, të paraqesin kërkesën e tyre në adresën
e-mail: [email protected] brenda datës 01.02.2018

 

 

 

/Tiranapost.al