Lifestyle Showbiz Te gjitha TIP top

Ema Thompson u përpoq t’i rrëmbente një puthje Princit William, por çfarë i tha ai?


Të mërkurën, Ema Thompson është shpallur nga familja mbretërore një Damë, një nga titujt më të lartë në Britani. Por duket se aktorja 59 vjeçare nuk është mjaftuar me kaq. Në ceremoninë e organizuar në Buckingham Palace, teksa Princi William po i dorëzonte titullin, ajo i ka kërkuar atij një puthje.

‘Unë nuk mund të të puth, apo jo?’ e pyeti ajo ndërsa mori si përgjigje thjesht një ‘Jo, nuk mundesh’.

Foto nga People

Por edhe pse nuk mori puthjen e dëshiruar, Thompson tha për reporterët se e donte Princin William dhe se e njihte që kur ai ishte i vogël. ‘Ai duket një mrekulli dhe po ecën shumë mirë. Gjithmonë i kam dashur të dy djemtë’

Foto nga People

 

*Ky shkrim u përshtat nga www.people.com dhe u realizua nga Mia Buci.