Showbiz

Ema mbush 48 vjeç ashtu siç donte

Ema mbush 48 vjeç ashtu siç donte

Mes plazheve e festave, restoranteve e udhëtimeve, drekave e darkave ku mund të kish festuar këtë ditëlindje, Ema Andrea nuk ndodhet në asnjërin prej tyre. Ndodhet aty ku ia ka dashur shpirti gjithë jetën: në skenë.

Aty i ka marrë edhe tufat e luleve të freskëta edhe tortën e ditëlindjes nga kolegët e saj dhe ndihet me fat. Aq sa të mos marrë fare mundimin të fshehë asnjë çikë 48 vitet e saj, t'i shpallë e t'iu gëzohet. E dimë që kotësi të tilla s'janë për Emën. Çështje të lindurish në gusht, çështje Luanësh. /Tiranapost.al/