• Shqip
  • English
  • E martë, 20 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Ema Gashi do japë dorëheqjen si gjyqtare. Do mbrojë motrën prokurore të shkarkuar nga Vettingu


    Një kërkesë e dytë e refuzuar, e paraqitur nga Prokurorja e shkarkuar nga Vettingu Rovena Gashi, që motra e saj Ema Gashi ta përfaqësojë në procesin e apelimit të çështjes së saj, pasi në seancën e fundit kërkesa nuk iu pranua. Në seancën e 23 prillit, Kolegji i Posaçëm rrëzoi për herë të dytë kërkesën e Rovena Gashit që të mbrohej nga e motra e saj e cila është gjyqtare dhe ende nuk ka kaluar në Vetting. Kolegji gjykoi se gjyqtarët dhe prokurorët nuk mund të kryejnë rolin e mbrojtjes. Pas refuzimit të dytë, Gashi kërkoi shtyrje të seancës duke e konsideruar procesin me probleme dhe të parregullt.

    “Kërkoj minimalisht dy javë kohë. Kërkojmë kohë që Ema të japë dorëheqjen për të bërë të mundur mbrojtjen time”, u shpreh ndër të tjera prokurorja Gashi.

    Ndërkohë, kryesuesja e trupës së KPA, Albana  Shtylla i tërhoqi vëmendjen gjyqtares Ema Gashi që të mos i jepte sugjerime motrës së saj, por të zhvendosej në vendet e përcaktuara për publikun.

    Trupa u tërhoq sërish për të marrë vendim të ndërmjetëm lidhur me kërkesën për shtyrje, e cila u pranua. Seanca tjetër u përcaktua për datën 6 maj, ora 10.

    Gashi u shkarkua nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 25 korrik 2018, por e apeloi vendimin duke argumentuar shkelje. Shkaku kryesor i shkarkimit ishte mosjustifikimi i pasurisë familjare të prokurores Gashi dhe bashkëshortit të saj, prokurorit Dritan Gina.

    Rovena Gashi dhe Dritan Gina mbanin poste drejtuese në organin e akuzës, gjatë kohës që ky institucion drejtohej nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, por të dy u ulën në detyrë menjëherë pas zgjedhjes së Arta Markut në krye të Prokurorisë në dhjetor 2017.

    Gashi dhe Gina i kundërshtuan vendimet e Markut në gjykatë, duke i cilësuar ato të kundraligjshme. Pretendimet e tyre u rrëzuan respektivisht nga Gjykata e Durrësit dhe Gjykata Administrative e Tiranës, duke lënë në fuqi vendimet e kryeprokurores. Po ashtu Kolegji i Posaçëm i Apelimit, rrëzoi një kërkesë të çiftit kundër vendimit për pezullimin e tyre. Megjithatë pasi Gashi ishte shkarkuar nga KPK, Gjykata Administrative e Apelit rrëzoi vendimin e Markut për pezullimin e tyre nga detyra. Gashi dhe Gina po ashtu ishin nën hetim për “fshehje të pasurisë” dhe ishin pezulluar me urdhër të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.

    Çifti i cilësoi akuzat si hakmarrje personale të Markut, pas padive që ata bënë më herët kundër saj. BIRN mësoi se më kërkesë të Prokurorisë së Fierit dhe me miratimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, çështja penale ndaj bashkëshortëve Gina-Gashi është pushuar./Referuar burimeve nga Reporter.al/ Tiranapost.al. E.B

    Emri im s’është Mia, por Teo! Debati mes motrës së Rovena Gashit dhe përfaqësuesit të OMN-së

    Rovena Gashi në Kolegjin e Apelimit. Ish-prokurorja kërkon të mbrohet nga motra e saj