Aktualitet

Ema Andrea: Jam ngacmuar seksualisht! Plasi? Apo çne...

Kështu nisi edhe në Hollivud. E tha një e thanë dy e thanë tre e pastaj u bë një lëvizje që u përhap valë valë e tronditi gjithë botën. Vajzat e Hollivudit patën kurajën të rrëfenin para të gjithëve se janë ngacmuar seksualisht. Vunë edhe gishtin tek personat konkretë. Sapo e ka bërë edhe një grua në Shqipëri: Ema Andrea ka thënë në promon e emisionit "Thumb" se është ngacmuar seksualisht. Ne të gjithë e dimë se Ema është shpirt i lirë. Nga të paktat që flet hapur. Ashtu siç e dimë që ajo nuk është e vetmja. Nuk mund të jetë e vetmja në një vend ku mbizotëron ashpër maskiliteti, mentaliteti i mbyllur dhe frika e opinionit. Por meqë Ema pati guximin ta bëjë e para, a do ta ndjekë tjetërkush? A mund të themi që sapo u thye akulli apo vetëm sa u gërric mermeri? Ema është për t'u duartrokitur. Por pak vështirë që ne të zhgënjehemi për mirë dhe të presim edhe në Shqipëri ndonjë #me too!/K.S/Tiranapost.al

Video nga emisioni: https://www.instagram.com/p/BgqokH9h0lS/

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]