Showbiz

Elton John thirrje mediave: Ndalni sulmet ndaj princit Harry dhe Meghan-it

Elton John thirrje mediave: Ndalni sulmet ndaj princit Harry dhe Meghan-it

Rrjetet sociale dhe tabloidet u mbushën me kritika për Princin Harry dhe Meghan Markle, pasi përdorën avionë privatë për të shkuar me pushime. Bashkë me djalin Archie çifti shkoi me pushime në Ibiza për ditëlindje dhe më pas në Jug të Francës ku qëndruan në vilën e Elton John, mikut më të afërt të princeshës Diana. Kur u publikuan fotot, komentuesit filluan të kritikojnë duke thënë se pse duhet të përdorin avione privatë dhe se duhet të përshtaten me ndryshimet klimatike dhe jo të ndotin ajrin.

Meghan Markle Prince Harry Elton John

71 vjeçri Elton John reagon duke thënë se ndihet i pikëlluar nga të gjitha lajmet e këqija dhe kritikat e njerëzve për vizitën e tyre në shtëpinë e tij. Duke postuar një foto të çiftit në Instagram, John sqaron se ishte ai që u siguroi një avion privat për të qenë më komod dhe të ndihen të mbrojtur, dhe më pas i akomodoi në shtëpinë e tij për të kaluar disa momente qetësie. John nuk la pa përmendur se bashkë me Harryn janë pjesë e fushatave për mbrojtjen e mjedisit dhe siguroi se avioni fluturonte me karbon neutral.

Elton John And The Duke Of Sussex David Furnish

“U bëj thirrje gazetave të ndalin këto sulme të pamëshirshme dhe të pavërteta. Harry dhe Meghan janë njerëz me karakter dhe punojnë çdo ditë”. Duke vijuar më tej, Elton John përmendi miqësinë me princeshë Dianën dhe për shkak ai thotë se e ndjen të nevojshme të mbrojë dukën dhe Dukeshën e Sussex.

'Diana ishte një nga mikeshat e mia më të dashura. Kam një ndjenjë të thellë dhe detyrim për të mbrojtur Harryn dhe familjen e tij nga sulmet e panevojshme të shtypit që kontribuuan në vdekjen e parakohshme të Dianës. Sa i takon familjes mbretërore, nuk ka pasur asnjë koment deri më tani. / Elle/ Tiranapost.al. E.B

https://www.instagram.com/p/B1WdU9tDdsy/?utm_source=ig_embed