Showbiz

Elton Ilirjani: Nga meshkujt shqiptarë më tërheq Fatos Nano (fatkeqësisht nuk është gay)

Elton Ilirjani: Nga meshkujt shqiptarë më tërheq Fatos Nano

Pas zhurmës së fotove ku u shfaq i grimuar, Elton Ilirjani, biznesmeni me orientim homoseksual, po jep disa intervista në studio të ndryshme dhe gjithmonë ka diçka më shumë për të thënë.

Këtë herë ishte në “Ftesë në Pesë” ku foli edhe për disa ngacmime politikanësh, që sigurisht s`ua nxori emrat. Të vetmin emër që përmendi ishte Fatos Nano, atë që e ka pikë të dobët.

“Ky emër që do them nuk më ka gjuajtur asnjëherë dhe nuk ka asnjë interes te meshkujt, në qoftë se do të më gjuante do ta pranoja menjëherë. Ky emër është Fatos Nano. Është një personazh shumë karizmatik. Fatkeqësisht nuk i ka fare qejf meshkujt, fatkeqësisht. Nëse do t’i kishte pak, unë do ta gjuaja i pari, të jesh e sigurt”, tha Eltoni.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije referuar intervistës së tij në "Ftesë në pesë", në Top Channel