• Shqip
  • English
  • E shtunë, 19 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha

    Elton Deda ka një mesazh për muzikantët e pashkollë


    Nëse kërkoni famë të shpejtë dhe të pamerituar, do jeni vetëm një stinë

    Në kohët që po jetojmë, në këtë treg të trazuar muzikor, kur teknologjia të sajon një zë brilant edhe kur s’e ke, e kur videklipet arrijnë të tërheqin vëmendjen edhe kur këngëtari nuk është aspak i tillë, vështirë të parashikosh të ardhme shumë shpresuese për muzikën. Falë Zotit ka ende nga ata muzikantë prej vërteti, që veçse dalin në sipërfaqe me shumë dinjitet, kanë edhe dashamirësinë të japin orientim për ata që synojnë të bëhen këngëtarë. Elton Deda ka një mesazh për të gjithë ata:
    “Nëse nuk shkolloheni muzikalisht, nëse nuk edukoheni muzikalisht, nëse kërkoni famë të shpejtë dhe të pamerituar, do jeni vetëm një stinë dhe jo dekada vitesh. Nëse nuk kuptoni që muzika nuk është argëtim plebejsh por një art tepër serioz dhe i vështirë, nuk do ta gjeni kurrë pozicionin hapësinor të muzikantit dhe do jeni të dënuar të dyshoni në çdo sekondë të jetës aty ku vret më shumë ndërgjegjia…: “Çfarë jam unë”! Të paktën kështu e kuptoj unë. Mos e merrni si këshillë por si sugjerim”.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]