Nën lupën e Stela Sallakut

Elisa në botën e kostumeve

Elisa në botën e kostumeve

Elisa Spiropalin ka disa kohë që e ndjek rregullisht në rrjetet sociale. Jo se unë interesohem për politikë, ose për zhvillimet e kuvendit, por më tërhoqi një kostum pastel blu fillimisht. Kur pashë detajin e xhepit, i cili ishte punuar pa mostër, por me palë, m'u duk një ndër fundet më të veçanta. Do t’jua tregoj pak më poshtë me detaje për cilin e kam fjalën.

Nuk e di pse zonjat që merren me politikë në vendin tonë, priren të veshin gjëra jo të bukura. Ndoshta nga dëshira për t’u treguar modeste, zgjedhin dizajne të vjetra, standarde dhe aspak të lezetshme e novatore. Nuk them të vishen me elementë nga koleksionet e Off White ose Petar Petrov, por të dalin pak nga ajo korniza e mërzitshme. Ndërkohë që koleget e tyre në botë kanë qasje më afër trendeve, përveç Angela Merkel, kuptohet.

Elisa ka tipare simpatike, flokë të bukur dhe profil shumë interesant. Ka trup të rregullt, bel të theksuar dhe këmbë të bukura. Më poshtë tek galeria i kam sugjeruar disa veshje nga koleksionet e reja. Le të shohim 5 veshjet e saj më të mira.

[caption id="attachment_330367" align="aligncenter" width="640"](Foto nga Facebook)[/caption]

Ky është kostumi për të cilin ju fola pak më lart. Xhaketa ka gjatësinë e duhur dhe është në proporcion me fundin.

[caption id="attachment_330366" align="aligncenter" width="850"](Foto nga Facebook)[/caption]

E kush më mirë se sa kostumi i kuq do t’i jepte dritë dhe ngjyrë tipareve gështenjë të Elisës? Detaji i zinxhirit me dy koka thyen pak klasiken e kostumit.

[caption id="attachment_330365" align="aligncenter" width="720"](Foto nga Facebook)[/caption]

Xhaketa me jakë të harkuar ia tregon qafën më të gjatë dhe dekoltenë shumë elegante. Ngjyra e fildishtë e tregon shumë me sharm.

[caption id="attachment_330363" align="aligncenter" width="960"](Foto nga Facebook)[/caption]

Më pëlqen që ka zgjedhur fustan për në emisionin “E diela shqiptare” dhe jo kostum. Detaji i jakës është i pari që bie në sy. Elegante dhe me stil.

[caption id="attachment_330364" align="aligncenter" width="2048"](Foto nga Facebook)[/caption]

Xhaketa me kuadrate ka qenë kryefjalë e dy sezoneve të fundit në modë. Elisa e ka kombinuar me dy elementë nga gardëroba kapsulë, këmishë dhe pantallona slim.

Pesë sugjerime

[caption id="attachment_330376" align="aligncenter" width="785"](Foto nga Facebook)[/caption]

Kostumi është një ndër elementët “must” këtë sezon, ndaj vishet si paradite po ashtu dhe në mbrëmje. Nuk ka gabim në kombinim, thjesht sugjerimi im është që pantallonat të ishin pak më të shkurtra, aq sa të mos bëjnë atë palën në fund. Do i jepte më shumë gjatësi këmbës kur linja është e drejtë.

[caption id="attachment_330361" align="aligncenter" width="640"](Foto nga Facebook)[/caption]

E njëjta këshillë vlen dhe për fustanin, duhet të evidentojë pak më shumë këmbë. Të paktën të ishte deri tek pulpa. Syzet janë aksesori im i preferuar në këtë veshje.

[caption id="attachment_330359" align="aligncenter" width="1600"](Foto nga Facebook)[/caption]

Më pëlqeu shumë kostumi i leshtë me mbylljen tek penca e gjoksit. I vetmi sugjerim që kam është për varësen me perla, do ishte më mirë të mbante vetëm vëthë.

[caption id="attachment_330381" align="aligncenter" width="794"](Foto nga Facebook)[/caption]

Kostumi me materialin “tweed” është një nga dizajnet më të bukura të Chanel. Karl Lagerfeld ka krijuar kombinime akoma më të guximshme me të. Elisës më duket sikur nuk ia vë aq sa duhet në pah tiparet e bukura. Dizajnet me prerje në bel dhe sa më pak detaje në jakë i japin shumë sharm.

[caption id="attachment_330407" align="aligncenter" width="2048"](Foto nga Facebook)[/caption]

Këshilla e fundit shkon për orën e dorës, me bluzën e gjelbër do i shkonte një orë pak më casual, si dizajnet e Daniel Wellington.