Showbiz

Eli Fara: Ja kënga që vulosi rrugën time

Eli Fara: Ja kënga që vulosi rrugën time

“Nënockë s’të vjen keq” është kënga që ka vulosur karrierën e këngëtares Eli Fara shumë vite më parë. Një gjë të tillë e pohon vetë artistja e njohur në faqen e saj përmes një postimi në Instagram.

27 vite më pas artistja e risjell këtë këngë bashkë me një këngëtare tjetër të njohur, Aurela Gaçe në një interpretim që vetë Fara e quan “brilant” në emisionin “E diela shqiptare” në Tv Klan.Eli Fara insta

“Nenocke ste vjen keq.. ne moshen 16 vjeç eshte kenga e pare folk qe kam kenduar ne fest e Gjirokastres .. vulosi rrugen time..ky interpretim erdhi mbas 27 vjetesh bashke me @aurelagaceofficial vetem nje labe si ajo mund te me mbante kengen me nje interpretim brilliant.. @edielashqiptare_klan @arditgjebrea”, shkruan artistja, ky koment i së cilës pritet me fjalë shumë të ëmbla nga ndjekësit e saj, mes të cilëve edhe figura të njohura kulturës dhe artit, siç është përshembull rasti i primabalerinës Enada Vaso.