Showbiz

Elena Ferrante: E urreva nënën time, por një mëngjes pashë veten në pasqyrë dhe njoha atë...

Esencë editori/ Novelistja e njohur italiane, Elena Ferrante shkruan për The Guardian se si njohu nënën duke parë veten e saj në pasqyrë. "Për një kohë të gjatë ndjeja se të mos e doja kaq shumë nënën time, do ishte e vetmja mënyrë që të doja veten time."
Elena Ferrante: E urreva nënën time, por një mëngjes

Mamaja ime ishte një grua e bukur dhe e zgjuar, si të gjitha mamatë, kështu që unë e doja dhe e urreja njëkohësisht. Fillova ta urreja kur isha 10 vjeç, ndoshta sepse e doja kaq shumë dhe ideja se një ditë mund ta humbisja më krijoi një ankth, dhe për të qetësuar veten më duhej të nënvlerësoja nënën time.

Ndonjëherë ajo më dukej e bukur dhe e zgjuar, ndërsa vetja ime e shëmtuar dhe e trashë. Unë s'kisha një mendim timin; Në mendjen time kisha vetëm mendimet e mamasë; U ndjeva e shtypur dhe e torturuar nga mania e saj për të dhënë urdhra, nga shijet e saj dhe nga idetë e saj që kjo është e drejtë dhe kjo e padrejtë. Për një kohë të gjatë ndjeja se të mos e doja kaq shumë nënën time, do ishte e vetmja mënyrë që të doja veten time.

[caption id="" align="alignleft" width="395"]Image result for elena ferranteAnn Goldstein, përkthyese e librave të Elena Ferrantes[/caption]

Një fije e padukshme na lidh ne me nënat: nuk ka asnjë mënyrë për t'u shkëputur prej saj, ose të paktën unë s'ja kam dalë dot kurrë ta shkëpus. Është e pamundur që të kthehesh brenda trupit të nënës, është e vëështirë të lëvizësh përtej hijes së saj.

Kështu që shumë shpejt unë vendosa 'trupa' të tjerë mes timit dhe atij të nënës time. Trupa me të cilët unë mund të komandoja, të bëja dashuri, të acarohesha, të behesha e mençur ose e marrë - duke ndërtuar një botë të huaj për të. Doja që ajo të shqetësohej vetëm duke e parë këtë botë të re timen: Kjo gjë ndodhi shumë shpesh, dhe ajo iku në heshtje.

Gjatë viteve ajo u tërhoq. Ajo u bë më e vogël, e humbi bukurinë dhe zgjuarsinë. Fjalët e saj nuk kishin më kaq shumë peshë sa atëherë.

Për njëfarë kohe u ndjeva e lirë. Pastaj njerëzit filluan të më thonin gjëra të tilla si: "Ti qesh si nëna jot, je kokfortë si ajo, ti i ke duart fiks si të nënës tënde". Dhe unë një mëngjes pashë veten në pasqyrë dhe kuprova: Ajo ishte aty, në shtëpinë time, në trupin tim. Dhe për habinë time kjo gjë filloi të më mërziste gjithnjë e më pak; unë kam zbuluar mamanë në gjestet e mia, në zërin tim, në gjithçka timen. Ishte e pamundur që unë të kthehesha brenda trupit të nënës time, por ishte kaq shumë e mundur që ajo ishte brenda meje që kur linda, dhe se ajo ishte brenda meje edhe atëherë kur unë mendova se isha larguar prej sajë - kur mendova se isha e lire nga ajo.

Dhe që atëherë kuptova se duke kërkuar veten, gjeta mamanë time, duke e pranuar dhe duke e dashur atë si kur isha fëmijë. U ndjeva sërish e brishtë. Ndonjëherë pajtimi merret si një veprim për të harruar gabimet që kemi kaluar e vuajtur. Dhe ndoshta është e vërtetë, por jo në marrëdhëniet tona me nënat tona. U pajtova me nënën time kur kuptova gabimet - ato që mua më dukeshin të tilla - si pjesë e vetes time, thelbësore për rritjen time.

* Ky post u realizua nga Eneida Daci. Lajmi i përkthyer nga The Guardian. Copyright Tiranapost.al