Aktualitet

Elbasan, fuoristrada shtyp një person. Po udhëtonte me biçikletë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në Elbasan. Aksidenti ka ndodhur në pranë sheshit “Kozma Naska”, ku një fuoristradë “Range Rover” ka përplasur dy makina dhe një biçikletë. Shoferi i automjetit, A.Subashi ka humbur kontrollin dhe pasi ka goditur 35-vjeçarin Ardjan Rika që po udhëtonte me biçikletë, është larguar nga vendngjarja.

Rika, i cili ka marrë plagë të rënda si pasojë e përplasjes, është dërguar menjëherë në spital por ka gjetur vdekjen rrugës. Policia ndërkohë ka bërë të mundur kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në komisiariat, ku po heton edhe për shkaqet e aksidentit.

IMG-20170329-WA0004