• Shqip
  • English
  • E shtunë, 21 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Ekzekutoi 3 persona në ’93-shin, arrestohen në Itali shqiptari i dënuar me burgim përjetë


    Një 49-vjeçar shqiptar, i cili 26 vite më parë ekzekutoi tre persona dhe më pas u arratis, është arrestuar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me atë italiane.

    I arrestuari Bardh Lula (Luli),  fshihej në Itali me një identiteti boshnjak, ndërsa më 12 qershor të 1993, ai ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta shtetasit  N.L. , P.L. dhe M.L.  Aktualisht policia ka nisur procedurat e ekstradimit drejt Shqipërisë.

    Lula ishte i  shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, në vitin 1996 e dënoi me “Burgim të përjetshëm” për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.

    Vijojnë procedurat për ekstradimin  drejt Shqipërisë të personit të dënuar me burgim të përjetshëm./ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690