Aktualitet

Video/ Ekzekutimi në Elbasan: Si u vra në mes të lokalit avokati Gurra

Video/ Ekzekutimi në Elbasan: Si u vra në mes të lokalit avokati

Atentatori duket se kishte ndjekur dhe suvejuar lëvizjet e avokatit Ravik Gurra, i cili u qëllua për vdekje pasditen e kësaj të premteje në Elbasan.

Ngjarja e rëndë mësohet se ndodhi gjatë kohës që Gurra ishte ulur në ambientet e jashtme të një lokali, rreth 40 metra larg Kalasë, në qendër të qytetit. Ai u qëllua disa herë me pistoletë pas kokës, ndërsa mësohet se armës i ishte vendosur silensiator.

Në momentin e ekzekutimit ai shoqërohej nga dy persona, një prej të cilëve raportohet se ishte gjithashtu avokat i njohur.

Pasi qëlloi për vdekje avokatin, autori i ngjarjes u largua menjëherë nga skena me ndihmën e një personi tjetër, që drejtonte automjetin tip "Benz".

Ndërkohë mësohet se një makinë e djegur është gjetur në zonën e njohur si ish-Nshu, në periferi të Elbasanit.

Gurra ishte avokat i familjes së Çapëve në Elbasan, si dhe i Shullazit.

Shërbimet e Policisë së Elbasanit kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët në hyrje e dalje, si dhe po krehin zonën ku dyshohet se janë larguar autorët./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/atentat-ne-elbasan-ekzekutohet-avokati-i-shullazit-dhe-capajve/

http://www.tiranapost.al/atentat-avokatit-gurra-policia-e-shtetit-jep-reagimin-e-pare/

Dokumenta bashkëngjitur