Aktualitet

Ekzekutimi i avokatit, shoqërohen 30 pjesëtarë të familjes kriminale

Ekzekutimi i avokatit, shoqërohen 30 pjesëtarë të familjes

30 anëtarë të familjes Çela, që dyshohet se morën pjesë në ekzekutimin e avokatit Ravik Gurra u shoqëruan nga Policia e Elbasanit.

Dyshimet e policisë lidhen me faktin që Gurra ishte avokat i Çapajve, të cilët ishin në një konflikt të përgjakshëm me familjen Çela.

Kujtojmë se konflikti mes familjes Çapja dhe Çela nisi 10 vite më parë, ndërsa hakmarrja e tyre vijon pasi kanë kanë mbetur të vrarë me dhjetëra persona nga të dyja fiset.

Ravik Gurra u qëllua për vdekje pasditen e 22 marsit, ndërsa ndodhej i ulur në ambientet e jashtme të një lokali, rreth 40 metra larg Kalasë, në qendër të qytetit të Elbasanit. Ai u qëllua dy herë me pistoletë pas kokës, ndërsa autori ishte i maskuar./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/ekzekutimi-ne-elbasan-si-u-vra-ne-mes-te-lokalit-avokati-gurra/

http://www.tiranapost.al/vrasja-e-avokatit-te-shullazit-ja-ku-dyshojne-krimet-e-renda/