Aktualitet

Ekstradohet në Angli shqiptari, i dyshuar për vrasjen me thikë të një çifti

Ekstradohet në Angli shqiptari, i dyshuar për vrasjen me thikë

Ali Qazimaj, 43-vjeçar, është ekstraduar nga Luksemburgu për në Britani për t’u përballur me akuzën e vrasjes së 2 personave. Një çift ishte gjetur i vdekur afër me shtëpinë së tyre në datën 3 Qershor.

Peter dhe Sylvia Stuart janë vrarë me thikë dhe i dyshuari kryesor për ngjarjen është emigranti kosovar në Angli, Ali Qazimaj.

Ky i fundit është arrestuar në datën 17 Qershor të këtij viti në një hotel të Luksemburgut dhe tashmë është ekstraduar për gjykim në Angli. Qazimaj me anë të avokatit të tij mbrojtës ka mohuar akuzat.