Aktualitet

Eksploziv biznesit në Kamëz, gjendet dhe një makinë e djegur

Eksploziv biznesit në Kamëz, gjendet dhe një makinë e djegur

Është qëlluar me armë dhe më pas i është vënë eksploziv biznesit në Kamëz.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës rreth orës 02:00.

Pasi u qëllua me armë drejt lokalit ‘Kaslin’ dhe banesës që ndodhet në të njëjtën biznes, pak minuta më vonë ndodhi edhe një shpërthim eksplozivi.

Fatmirësisht nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale në lokal dhe tek makinat e parkuara para lokalit.

Në banesë ndodhej familja Halili, të cilët janë shprehur se nuk kanë konflikte me njeri dhe nuk e dinë kush mund të jetë autor i sulmit.

Ndërkohë Shkëlqim Halili rezulton person me precendentë penal.

Ndërkohë që sot është gjetur në Fushë-Krujë një makinë e djegur me dy automatikë dhe dyshohet se ka lidhje me ngjarjen në Kamëz.

Policia njofton se po vijon me hetimin e ngjarjeve.

Ky post u realizua nga E.B. Lajmi i referohet njoftimit të policisë. Copyright Tiranapost.al.