Aktualitet

Eksperti i politikës ballkanike për Euronews: Si opozita armiqësore në Shqipëri mund të pengojë ose vonojë anëtarësimin në BE

Ende një rrugë e gjatë për tu përshkuar, por Shqipëria dhe Maqedonia morën një ok të madhe nga BE, për të filluar bisedimet e pranimit në Union. Një një artikull analizë e Chris Harris dhe ekspertit për politikën ballkanike Florian Bieber për Euro News, shkruhet se Brukseli vendosi që bisedimet rreth anëtarësimi të fillojnë me dy vendet ballkanike. Por sipas tyre,  si Maqedonia ashtu edhe Shqipëria janë vende me një opozitë që mund të bllokojnë apo sabotojnë procesin demokratik, dhe kjo gjë mund të vonojë pranimin si vend anëtar në BE në të dy rastet.

Shqipëria dhe Maqedonia, janë mes pesë vendeve zyrtarisht kandidatë për tu bashkua me bllokun, Mali i Zi dhe Serbia filluan negociatat, por bisedimet me Turqinë janë bllokuar paksa që pas grushtit të shtetit të dështuar të vitit 2016, kundër regjimit të presidentit Erdogan. Për ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë (ose IRJM), rruga drejt Brukselit ka qenë e vështirë, e mbushur me pengesa. Maqedonia aplikoi në vitin 2004 dhe ekspertët thanë se nëse gjithçka do kishte shkuar mirë vendi do  ishte bashkuar së bashku me Kroacinë pesë vjet më parë.

Brukseli ka dhënë dritën jeshile për fillimin e bisedimeve në nëntë raste të ndryshme. Por fqinji i saj, Greqia ka vënë veton ndaj idesë së diskutimeve duke filluar nga një mosmarrëveshje  për emrin. Situata është komplekse për Maqedoninë, me Greqinë në hije, ndërsa për Shqipërinë gjërat kanë qenë më pak komplekse. Sipas Harris, Shqipëria ka qenë kandidat për të filluar negociata zyrtare që nga viti 2014 dhe kjo është hera e parë që Brukseli jep rekomandimin për fillimin e bisedimeve të pranimit.

Cilat janë pengesat kryesore? Për Maqedonisë, e cila shpalli pavarësinë nga ish-Jugosllavia në vitin 1991, pengesa kryesore për negociatat me BE-në është mosmarrëveshja e gjatë për emrin me Greqinë. Athina argumenton se emri i fqinjit nënkupton një pretendim territorial mbi një rajon të veriut grek me të njëjtin emër. Greqia ka rënë dakord se vendi mund të quhet Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë si një masë e përkohshme. Zgjedhjet e mbajtura vitin e kaluar ku fitoi kryeministri pro-BE-së, Zoran Zaev kanë ndihmuar ta shtyjnë çështjen drejt zgjidhjes. Të dy vendet janë në bisedime dhe një kusht i çdo marrëveshjeje do  jetë që Greqia të ndalë veton ndaj përpjekjes së Maqedonisë për t'u bashkuar me klubin e Brukselit. "Ka një angazhim më të madh nga qeveria maqedonase dhe ka një ndjenjë sinqeriteti për dëshirën për të zgjidhur problemet” thotë për Euronews profesori Florian Bieber, ekspert për politikën ballkanike nga Universiteti i Grazit në Austri i cili shton:  "Dhe po vijnë sinjale pozitive edhe nga Greqia." Ndërsa për Shqipërinë, nuk ka ndonjë mosmarrëveshje për të bllokuar anëtarësimin, vendi njohu demokracinë në fillim të viteve 1990, pasi më parë ishte një shtet i izoluar nga regjimi stalinist, që nga  Lufta e Dytë Botërore.

"Shqipëria ka pak probleme që lidhen me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës", tha Bieber i cili shton. Shumë shtete anëtare ishin mjaft skeptike për Shqipërinë, për çrrënjosjen e çështjeve të krimit të organizuar. Nëse ky problem rishfaqet që mund të çojë në pengesa.

Gjithashtu stabiliteti politik nuk duhet të merret si i mirëqenë. Të dy vendet kanë opozitë që janë mjaft armiqësore ndaj qeverisë dhe të cilët janë të gatshëm të sabotojnë procesin demokratik ndonjëherë për të fituar pikë. Pra, ekziston një stabilitet i brendshëm politik që gjithmonë mund të pengojë ose vonojë pranimin në BE./ Linku origjinal këtuTiranapost.al E.B