Lajme nga Bota

Ekspertët zbulojnë 4 gabimet më të mëdha që bëjnë të rinjtë me paratë e tyre

Ekspertët zbulojnë 4 gabimet më të mëdha që

Të rinjtë bëjnë shumë gjëra me paratë që fitojnë në punë part-time qoftë më orar të plotë, por rezulton se zakonet e tyre në lidhje me financat nuk janë të duhurat. Sipas një studimi nga Insider dhe Morning Consult, një e treta e të rinjve janë akoma më keq sesa mendonin disa vite më parë dhe recensioni e ka përkeqësuar situatën, të rinjtë nuk janë të aftë të grumbullojnë para dhe shumë të tjerë mezi përballojnë të shlyejnë borxhin e kredisë studentore.

Por ku është gabimi më i madh që bëjnë me paratë e tyre? Bussines Insider tregon se janë pyetur disa ekspertë dhe ata kanë dhënë opinionet e tyre, sigurisht të bazuara.

1-Shpresat se pas disa viteve do jenë më të pasur.

Shumë të rinj i mbajnë shpresat tek një trashëgimi apo një punë që do u sigurojë më shumë të ardhura, duke bërë që të mos mendojnë që tani se sit ë venë pasuri. Sipas Ashley Dixon ka dhe nga ata që mendojnë se diçka e papritur do u ndryshojë për mirë jetën, në fushën e financave.

“Kësaj i thonë të shtysh problemet financiare për më vonë. Ku rata sapo fillojnë karrierën dhe nuk kanë shumë para në dispozicion, mendojnë se duke pritur pas disa vitesh, do ketë më shumë mundësi dhe atëherë do të fillojnë të kursejnë më shumë. Për fat të keq është vështirë tu largosh atyre këtë mentalitet. Në fakt të rinjtë jo vetëm që nuk duhet të mendojnë se nesër do e kenë më të lehtë, por duhet të vrisnin mendjen që dje’, thotë eksperti.

2- Të rinjtë janë të fokusuar tek shpenzimet, jo tek kursimet.

Mjafton një festë, një udhëtim, një ditë shooping dhe të rinjtë e zbrazin kuletën. Janë shumë të paktë ata që vrasin mendjen dhe ndanë mënjanë disa para, sapo pak të jenë. Ekspertët thonë se sa herë që paratë të jenë në dorën e një të riu, sidomos kur marrin rrogën, 20 % e parave duhet të kursehet, cilado që të jetë shuma. Me këtë jetesë që po bëjnë, nëse u ndodh një emergjencë , do detyrohen të marrin borxhe apo kredi të cilat përveç stresit se si do shlyhen kanë edhe procedura që zgjasin. Kursimi është një nga elementët që duhet patjetër të bëjë një i ri nëse do që të ngrejë pasuri. Këtë e thonë edhe vetë miliarderët nëpër botë.

3- Nuk i kushtojnë vëmendje kredisë. Të rinjtë thjesht janë të interesuar të terheqin para, të sigurojnë një kredi të mirë dhe jo të bëjnë llogari se si do e shlyejnë dhe si të mos u rëndojë aq shumë në jetën e tyre. Madje shumica as nuk janë të vetëdijshëm apo të interesuar për kredi.

4- Nuk janë të përgatitur për shpenzime emergjente.

Për këtë është realizuar edhe një sondazh dhe shumica e të rinjve amerikanë u pyetën: Nëse keni një shpenzim emergjent në këtë moment ku kërkohen 500 dollarë, a jeni në gjendje të paguani, ose a i keni kaq para? Gati 30 % e tyre u përgjigjën se do ua merrnin miqve apo familjarëve. Kjo nuk është dhe aq për tu habitur, duke marrë parasysh faktin se gjysma e të rinjve amerikane ende marrin para nga prindërit e tyre, madje dhe për të paguar qiranë e shtëpisë. / Bussines Insider/ Tiranapost.al. E.B