Aktualitet

Ekspertët izraelitë përfundojnë misionin, ja videoja që tregon pse reaguan shpejt pas tërmetit

Ekspertët izraelitë përfundojnë misionin, ja videoja që

Ekspertët izraelitë që erdhën në Shqipëri pas tërmetit të 26 Nëntorit përfunduan misionin e tyre, sot pas dy javësh. Përmes një postimi në Facebook, Ministria e Mbrojtjes së Izralelit shfaq një video emocionuese, ku tregon arsyet e vërteta pse Izraeli reagoi me kaq shpejtësi dhe ndihmoi popullin shqiptar përmes ekipeve të emergjenencës por edhe inxhinierëve profesionistë në normalizimin sa më shpejt të situatës.

Kanë publikuar një video me titull; ndonjëherë vende të vogla bëjnë gjëra të mëdha, ku tregohet ndihma e shqiptarëve në të shkuarën me strehimin e hebrenjve dhe mos ekspozimin e tyre gjatë pushtimit nazist.

Postimi: 

Dërgimi i një delegacioni  për të ndihmuar popullin e Shqipërisë pas tërmetit, ka një kuptim shumë më të madh për popullin e Izraelit sesa thjesht sensibilizimi që do mendohej fillimisht. Ja pse:

https://www.facebook.com/idfonline/videos/901533300242558/

Ndërkaq po sot, grupi i ekspertëve izraelitë në përfundim të misionit të tyre në vendin tonë, kanë kënduar këngë hebraike për fëmijët e “Shalom Center Albania” në Tiranë./ Tiranapost.al.