• Shqip
  • English
  • E shtunë, 18 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • Art & Kulturë Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Eksperimentin e vjetshëm Oscar e kthen në traditë


    Edhe këtë herë ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar nuk do të ketë prezantues. Vendimi është bërë publik fiks, një muaj para eventit.

    Presidentja e ABC ka treguar se ajo që nisi vitin e shkuar si eksperiment, pra spektakël pa moderator, rezultoi të ishte e suksshme me një rritje 12% të audiencës. Do të ishte Kevin Hart në fakt, por për shkak të disa komenteve të vjetra diskriminuese ndaj LGBTI, ai dha dorëheqjen. Kështu show mbeti pa drejtues, për herë të parë që nga viti 1989.

    Ky do të jetë viti i dytë i një zgjedhjeve të tillë për eventin që do mbahet në 9 shkurt, 00:30, me orën tonë lokale.

    *Ky post u përshtat nga CNN dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post